Qindra-mijëra persona kanë protestuar sot në sheshin “Syntagma” para parlamentit në Greqi
kundër pranimit të emrit të Maqedonisë.
Kompozitori me fame botërore, Mikis Theodorakis dhe konstitucionalisti i njohur Jorgos Kasimatis kanë kundërshtuar negociatat, duke theksuar se shteti fqinj ka pretendime territoriale.
Kompozitori grek Mikis Teodoraskis i pari mbajti fjalim në protestën e madhe në Athinë, e thirrur
kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e shtetit tonë.
Kompozitori i famshëm i dërgoi kritika të ashpra qeverisë
greke, por edhe vendit tonë.
Përveç se tha se Maqedonia është
greke, ai kërkoi edhe referendum, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Nëse një qeveri
greke mendon që ta lë nënshkrimin në vendin për emër të përbërë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta pyes popullin
grek. U bëj thirrje deputetëve, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë referendum”, tha Teodorakis.
Theksoi se ai dhe qytetarët
grekë nuk pranojnë të jenë vëzhgues pasiv në periudhën kur vendi ndodhet në një moment kaq kritik.
Lidhur me çështjen për emrin e përmendi vendimin e vitit 1992 të këshillit të liderëve të partive politike, nën patronazhin e presidentit të atëhershëm, kur u vendos termi “Maqedoni” të mos përfshihet në emër shkruan ekspress.
“Çdo anashkalim i kësaj pozite do të kishte rezultate katastrofale për vendin”, tha Teodorakis.
Shtuar më 04/02/2018,
ora 22:10