Mijallkov mbetet në qeli
Pëlqej
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, e ka refuzuar ankesën e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov për paraburgimin në rastin “Perandoria”.

Gjykatësit kanë vlerësuar se ekziston rrezik që Mijallkov të arratiset dhe të ndikojë ndaj dëshmitarëve dhe e ka konfirmuar vendimin e gjykatësitprocedurës paraprake, i cili i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për rastin “Perandoria”.

“Duke vepruar në lidhje me ankesën e të akuzuarit S.M. është e deklaruar kundër vendimit të gjykatësitprocedurës paraprake me të cilën pranohet ankesa e Prokurorisë Speciale për shqiptimin e masës së paraburgimit në lëndën “Perandoria”, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore gjatë ditës së djeshme ka mbajtur seancë publike në prani të palëve.

Pas deklarimit të palëve dhe vlerësimit të fakteve dhe provave në ankesë, Këshilli vendosi që ta refuzojë ankesën e mbrojtjes dhe ta konfirmojë vendimin e gjykatësitprocedurës paraprake”, thonë nga Gjykata Penale.

Për Mijallkovin ka katër akuza, edhe atë për lëndët “Target – Fortesa”, “Tortura”, “Arka”, dhe “Titanik 2”.
Shtuar më 06/12/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori