Mijallkov: Jam i sigurt në pafajësinë time
Pëlqej
“Fakti që i akuzuari, Sasho Mijallkov, ka një shtëpi në Çeki, krijon rrezik për ikjen e tij”, theksoi prokurorja Lençe Ristovska, në seancën e sotme publike, ku u shqyrtua ankesa për shqiptimin e paraburgimit të ish-shefit të Policisë Sekrete.


Mijallkov theksoi se ai gjithmonë është paraqitur në thirrjet e PSP-së, duke theksuar se ka biseduar me prokuroren Katica Janeva, ndërkaq vetëm dy herë s’është paraqitur në Gjykatë pasi ka qenë jashtë shtetit dhe s’ka pasur biletë për t’u kthyer.

“Gjithmonë u jam përgjigjur thirrjeve të tyre. Vetëm dy herë s’kam mundur që t’i përgjigjem thirrjes së Katica Janevës, pasi që kam qenë jashtë shtetit dhe s’kam pasur biletë për t’u kthyer.

Por tani do t’u përgjigjem të gjitha ftesave, unë jam i sigurt në pafajësinë time dhe gjithmonë do të jem i kapshëm. Jap fjalë nën përgjegjësi penale dhe materiale se do të jem i kapshëm për Gjykatën”, tha Mijallkov.

Shtuar më 17/07/2017, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori