Xavi komenton thashethemet e largimeve nga ekipi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka hedhur poshtë thashethemet se mesfushorët Frenkie de Jong dhe Gavi mund të largohet nga Camp Nou verën e ardhshme.

De Jong është ndoshta lojtari më i vlefshëm te Barcelona tani, dhe disa kishin spekuluar se ai mund të shitet për të lehtësuar shqetësimet financiare të klubit.

Bayern Munich dhe Manchester City ishin klubet të cilat u përmenden si destinacione të mundshme të yllit holandez. Chelsea është përfolur se po interesohet për Gavi, ndërsa Riqui Puig është lidhur vazhdimisht me një transferim diku tjetër.

Megjithatë, trajneri Xavi ka mohuar këto thashetheme, teksa ka konfirmuar qëndrimin në Camp Nou të De Jong dhe lojtarëve tjetër të lartpërmendur.

“Ne kemi nevojë për ata [De Jong dhe Gavi] – ata nuk janë fare në shitje”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Shitja e tyre nuk është ideja jonë. Riqui Puig është si një lojtar tjetër në ekipin tonë. Ne llogarisim tek ai”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

De Jong iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2019 nga Ajaxi, pasi shkëlqeu me ekipin që arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve atë vit. Xavi është trajneri i tij i tretë në Barcelonë dhe është e drejtë të thuhet se ai ka pasur vështirësi për të arritur lartësitë e pritura prej tij kur u shfaq në Camp Nou.

Megjithatë, holandezi vazhdon të jetë ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe besimi i Xavit tek ai është shumë i madh. /h.ll/albeu.com

 


Shtuar 27.11.2021 17:22