Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë speciale (PSP) për 30 ditë
paraburgim për ish drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho
Mijallkov edhe për
rastin ‘Perandoria’.
Mijallkov tani më është në
paraburgim në Shutkë pas masës që iu shqiptua nga gjykata me 20 nëntor, në kërkesë të PSP-së për
rastin ‘Target-Fortesa’, shkruan Nova.tv.
Hetimet për
rastin ‘Perandoria’ janë kundër këtyre personave:
Jordan Kamçev, Sasho
Mijallkov,
Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vençe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale, për keqpërdorim të punës zyrtare, mashtrim, larje para dhe të tjera krime.
Deri më tani në
paraburgim janë
Jordan Kamçev,
Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Zorica Arsovska, Todor Mirçevski.
Shtuar më 02/12/2018,
ora 09:39