Mihajllovski: Shqiptarët dhe maqedonasit janë vëllezër
Pëlqej
Aleksandar Mihajllovski, një nga përfaqësuesit e nismës brenda partiake për reforma në VMRO-DPMNE, është shprehur në një intervistë se parimet mbi të cilat ishte themeluar VMRO kishin si synim mundësimin e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve, pika në të cilat takoheshin interesat e kësaj partie dhe të shqiptarëve.

Megjithatë, siç thotë Mihajllovski, pas vitit 2011 VMRO, nuk u përmbahej më këtyre parimeve për shkak të inkuadrimit të klientalistëve të qeverisë në strukturat e saj.

“U instaluan kuadro që nuk kanë afërsi me ideologjinë e VMRO-DPMNE-së dhe punuan larg këtyre parimeve. Parimet mbi të cilat u themelua kjo parti që kishin synim sigurimin e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve, ishin pikë takimi me interesat që kishin edhe shqiptarët”- tha Mihajllovski.

Shqiptarët, sipas tij janë përdorur si mekanizëm votues gjatë proceseve zgjedhore, nga politikanët e të dyja palëve, nga të njëjtët politikanë të cilat kanë përdorur raportet ndër etnik për fitim të pikëve politike. “Nuk duhet populli shqiptarë të jetë në funksion të zgjedhjeve vetëm si makineri votimi.

Duhet të ndryshojmë mendësinë, sjelljen, fjalorin, duhet të pranojmë se thithim të njëjtin ajër dhe se jemi vëllezër. VMRO si parti konservatore është shumë më e afërt më shqiptarët se LSDM-ja”- tha Aleksandar Mihajllovski. /albeu.com/




Shtuar më 19/10/2017, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori