Micotakis: Kushtetuta e identiteti, kusht për zgjidhje
Kreu i partisë opozitare greke “Demokracisë re” Kirijakoc Micotakis thotë se ndryshimi i Kushtetutës, ballafaqimi me irredentizmin dhe zgjidhjen e çështjeve lidhur me identitetin janë parakusht për arritjen e marrëveshjes për emrin duke shtuar se tani nuk është momenti për zgjidhjen e kontestit.

I pyetur rreth takimit të ministrave të jashtëm në Ohër, Micotakis tha se zgjidhja duhet të lihet për ndonjë moment tjetër: “Në vend se të krijojmë një qëndrim të bashkuar, qeveria bën diplomaci të fshehtë dhe më pas i informon partitë politike dhe sot kemi shoqëri e cila është jashtëzakonisht armiqësore ndaj zgjidhjes së problemit”, ka thënë Micotakis. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori