Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian
Mickoski pas takimit të liderëve theksoi se është me rëndësi që u riafirmuan qëndrimet se të gjithë mbetemi të përkushtuar në euro-integrime.
Ai theksoi se vijojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të fitojë një Maqedoni e rindërtuar.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte
konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të
negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri
teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, tha
Mickoski.
Në lidhje me deklaratën e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila tha se i vetmi që është gëzuar për mos marrjen e datës për fillimin e
negociatave me BE-në është
Mickoski, kreu i VMRO-së tha se Shekerinska është mbetja e fundit nga periudha e tranzicionit, dhe se ai distancohet nga çdo
konstatim i tillë.
Mickoski theksoi se me rëndësi është që nga janari vendi do të ketë kryeministër teknik dhe se ditëve në vijim do të bisedohet për personel në qeverinë
teknike.
Shtuar më 20/10/2019,
ora 21:38