Mickoski reagon për arrestimin e tre zyrtarëve të VMRO-DPMNE
“Arresto, mund të porositësh edhe vrasje, por një gjë ta dish, nuk do të frikësohemi”, kështu ka reaguar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me arrestimet e pjesëtarëve të partisë së tij, Trajko Veljanoskin, Mile Janakieskin dhe Spiro Ristevskin.

Në konferencën që e mbajti, Mickoski deklaroi se me arrestimet Qeveria dëshiron t’i fshehë problemet.

“Dëshirojnë që të flitet për arrestime dhe përndjekje, që të mos dalin në pah problemet dhe punët thelbësore”, tha Mickoski.

Mickoski ka paralajmëruar kryeministrin dhe liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevin se do të përgjigjet për këtë që është duke e bërë.

Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka njoftuar se është duke përndjekur pesë persona të cilët dyshohen se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Siç sqarohet në kumtesë, ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.
Shtuar më 21/02/2019, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori