Mickoski nuk bindet edhe nga Anglia për referendumin
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka zhvilluar takim me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Ser Alan Dankan.

“Në takim bashkëfolësit kanë folur për ndodhitë aktuale politike në Maedoni, integrimet euro-atlantike të shtetit dhe referendumin e 30 shtatorit për Marrëveshjen me Greqinë. Në takim është theksuar edhe rëndësia e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë. Maqedonia ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është interes strategjik i shtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ashtu siç informojnë nga partia, Mickoski e ka riafirmuar qëndrimin se VMRO-DPMNE, nuk mund ta të pranojë Marrëveshjen me Greqinë, pasi që VMRO-DPMNE nuk pajtohet me përmbajtjen e kësaj marrëveshje. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski e ka përsëritur qëndrimin se qytetarët e Maqedonisë e kanë pjekurinë e mjaftueshme dhe janë të dinjitetshëm që vetë të sjellin vendim se si do të veprojnë më 30shtator.

“Bashkëfolësit janë pajtuar se marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Britanisë fuqishëm janë të zhvilluara, por është theksuar edhe nevoja e mëtutjeshme që të njëjtat të mbindërtohen. Mickoski e ka afirmuar ndarjen strategjike të VMRO-DPMNE-së për integrim të vendit në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën partiake.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.
Shtuar më 18/09/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori