Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian
Mickoski në intervistë për televizionin Sitel tha se për momentin në
Maqedoni ka qeveri e cila nuk ka suksesi në asnjë plan.
Në lidhje me akuzimet nga ana e LSDM-së dhe sulmet rreth pronësisë së firmave të dyshuara,
Mickoski tha se ata janë
fryt i angazhimit të tyre
profesional dhe kjo bëhet për ta zhvlerësuar dhe diskredituar atë si personalitet.
“Unë e kam treguar qëndrimin tim, po në të kaluarën si
fryt i punës time në plan
profesional vendosa që në një pjesë të mjeteve t’i investoj në vend në një kompani ku posedoj 7 për qind nga aksionet e projekteve me të cilat jam marrë gjithë jetën, dhe nga fusha e energjetikës”, potencoi
Mickoski.
Mickoski paralajmëroi se në
Maqedoni në kuadër të sistemit juridik do të ngrejë padi para institucioneve kompetente kundër LSDM-së për shpifje, por edhe për shkeljen e kredibilitetit dhe integritetit të tij.
Shtuar më 05/11/2018,
ora 11:03