Mickoski e ka hallin te prokuroria speciale, kërkon ta fundosë
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se nëse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev heq dorë nga marrëveshja me Greqinë, kjo parti do të pranojë në zgjedhje, që më pas të formohet institucion i ri prokurorial i cili do ta ndjek mënyrën e formimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), hetimi i përgjimeve ilegale “bombave”, mënyrën e punë së Qeverisë aktuale dhe parregullsitë e referendumit të 30-shtatorit.

“Zaevi menjëherë të heq dorë nga Marrëveshja me Greqinë dhe atëherë hajde në zgjedhje, dhe populli të vendos. Pas asaj VMRO-DPMNE-ja do të përkrahë formimin e një institucioni prokurorial të ri, për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe korrupsioni menjëherë pas përfundimit të mandati të politizuarës PSP-së, por kësaj here në mënyrë të profesionalizuar dhe e udhëhequr nga prokuror publik i zgjedhur në bazë të konsensusit të partive dhe i cili do të punojë për rastet e PSP-së, dhe njëkohësisht do të hetojë materialet e incizuara në mënyrë ilegale, për të cilin u tha se për shkak të mandatit të shkurtër nuk janë hetuar. Prokuroria e re do ta testojë edhe periudhën e punës së Qeverisë aktuale dhe të gjitha aferat që lidhen e Qeverinë, përfshirë dhe parregullsitë e referendumit, por edhe të gjitha materialet e theksuara nga përgjimi ilegal që kanë të bëjnë më Zoran Zaevin dhe LSDM-në”, tha Mickoski, duke shtuar se të gjitha këto do të pranohen, nëse Qeveria aktuale nuk ka se çfarë të fsheh.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski refuzoi të japë përgjigje të saktë në lidhje me pyetjen se a janë të sakta spekulimet se Qeveria e Maqedonisë është duke iu ofruar diçka deputetëve opozitarë, në këmbim të amnistisë së ish liderit dhe ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Ky i fundit, iu është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së në ora 3 të mëngjesit, i ka paralajmëruar që të mos bien në gjunjë dhe mos të pranojnë asnjë kusht për të ndërprerë përndjekjen politike ndaj tij.
Shtuar më 07/10/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori