Muhamed Zeqiri bëhet pjesë e LSDM-së
Muhamed Zeqiri do jetë pjesë e komitetit qendror të LSDM-së.
Ky vendim është marrë në partinë e Zaevit në mbledhjen që akoma vazhdon.

Zeqiri vetëm pak ditë më parë përmes profilit të tij në Facebook bëri të ditur se largohet nga profesioni i gazetarit.

Lajmi që ai bëhet pjesë e LSDM-së ndoshta nuk na befasoi shumë për faktin se ai gjatë gjithë kohës shihej në krah të liderit opozitarë Zoran Zaev duke e përkrahur atë edhe në protestat e revolucionit laraman, shkruan Zhurnal.

Për vet faktin që emri i tij muaj më parë u përfol si kandidat për ministër të Punëve të Brendshme që duhej të propozohet nga ana e opozitës, kandidimi i tij në taborin maqedonas për të kërkuar votën shqiptare nuk na çuditi sonte. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori