Mexhiti, Sela dhe Arifi në postet kyçe të qeverisë së re?
"Teuta Arifi do të jetë ministre e punëve të jashtme të Maqedonisë, Izet Mexhiti zëvendës kryeministër për zbatimin e MO-së, ndërsa Zijadin Sela do të jetë ministër i shëndetësisë", janë këto disa nga parashikimet e gazetarit Fitim Kryeziu për përbërjen e re të qeverisë.

Këto parashikime kanë ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit mes LSDM-së dhe BDI-së.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë detaj të ri për formimin e qeverisë së re, ndërsa sot pritet të mblidhet kryesia e BDI-së për të diskutuar lidhur me pranimin e kërkesave të LSDM-së për gjuhën shqipe. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori