Mexhiti përgënjeshtron VMRO-në: Gruevski e pranoi zyrtarizmin e shqipes dhe platformën
Është shtuar lista e funksionarëve të BDI-së që përgënjeshtrojnë pretendimet e VMRO-DPMNE-së për mospranimin e gjuhës shqipe në negociata.

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në emisioni “Rruga drejt” i cili ka deklaruar se edhe VMRO ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare.

Ai gjithashtu gjatë emisionit ka thënë se ligjin për gjuhën shqipe e ka përgatitur BDI-ja dhe jo partitë maqedonase.

“Po, VMRO-DPMNE ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Dallimi diametralisht i kundërt mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së ka qenë vazhdimi i mandatit të PSP-së”, ka deklaruar ndër të tjera Mexhiti. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori