Mexhiti paralajmëron të publikojë një dokument me pikat që VMRO pranoi
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti i ftur sonte në emisionin “Top Tema” tha se kanë dokument të nënshkruar nga VMRO-DPMNE lidhur me pikat që kishte pranuar partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski në bisedimet e tyre për formimin e Qeverisë së Maqedonisë.

“VMRO – DPMNE ka pranuar dygjuhësinë dhe kërkesat tjera të Platformës shqiptare. Vetëm një pikë nuk ishte e pranueshme për to dhe atë puna e Prokurorisë Speciale Publike. Ne kemi dokument që dëshmon atë që kanë pranuar. Nëse është e nevojshme do ta bëjmë publike. Nëse kjo do të ndihmojë në pastrimin e mjegullës dhe spekulimeve politike që janë krijuar” tha mes tjerash Mexhiti.

Ai u shpreh se pret që presidenti Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev që të fillojnë të negociojnë me të për Qeveri të re të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori