Mexhiti: Instikt natyror që të reagosh kur provokohesh
Komisioni i BDI-së, i udhëhequr nga Izet Mexhiti për të kundërshtuar ndërtimin e kryqit gjigant në komunën e Butelit, vazhdon të kundërshtoj ndrtimin e një kryqi të tillë pasi vlerëson se komuna e Butelit nuk i ka respektuar procedurat ligjore për një vendim të tillë, i cili do të duhej të miratohet edhe me shumicën e Badenterit, respektivisht nevoitet pëlqim edhe nga këshilltarët shqiptarë të kësaj komune, por ata nuk janë konsultuar fare.

Duke paralajmëruar protestën e sotme para komunës së Butelit, Mexhiti theksoi se nuk bëhet fjalë për kundërshtim të kryqit si simbol i përkatësisë fetare, por kundër kryqit si simbol i përkatësisë politike dhe etnike.

“Ne jemi sot këtu sepse Komuna e Butelit ka shkelur dhe ka suspenduar parimin e Badinterit . suspendimi i parimit të Badinterit e suspendon Marrëveshjen e Ohrit, garancën politike për një Maqedoni multietnike, të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Suspendimi i marëveshjes së Ohrit rrezikon hapjen e shtigjeve tjera dhe imponon regime revanshiste dhe poashtu të njëanshëme nëpër të gjitha komunat tjera. Inati nuk është zëvëndësim për politika. Prandaj, ne nuk duam të lejojmë që inati të shndërrohet në forcë shtyse për politikat tona. Është koha për racionalitet, për qetësi dhe sa më pak provokime. Ne ndjehemi të provokuar, të papyetur, të pakonsultuar dhe kur ndjehesh i provokuar është instikt natyror që të reagosh”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.

Mexhiti paralajmëroi se, protesta e sotme fillon në ora 17.00.

“Prej stadiumit të Shkupit deri te Komuna Butel do të protestojmë në mënyrë të qetë dhe demokratike për të shprehur revoltën dhe për të ngritur zërin ndaj këtij vendimi jo të arsyeshëm të Komunës së Butelit”, shtoi Mexhiti.

Kryetari i Cairitu shpreh se, nuk do të lejohet që vendi të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare, pasi kemi për qëllim paqen, bashkëpunimin, solidaritetin dhe bashkëjetesën mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2016, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori