Mexhiti: Emigrantët duhet të votojnë për të ardhmen e tyre
Nënkryetari i BDI-së, Ismet Mexhiti ka bërë thirrje që emigrantët të votojnë. Sipas tij, është një e drejtë legjitime e të gjithë emigrantëve të vendosin për vendin e vet dhe për fatin e tyre.

Duke qenë se edhe një ditë skadon afati për tu regjistruar si zgjedhës, nënkryetari i Bashkimit Demokrat për Integrim ka bërë thirrje që të emigrantët të shfrytëzojnë ditët e fundit për tu regjistruar në listat e votuesve.

Ai ka thënë se shqiptarët nuk mund të humbasin shansin që partitë e tyre të përfaqësohen denjësisht në skenën politike të Maqedonase dhe të përmbushin gjithashtu edhe të drejtat e veta.

Për zgjedhjet parlamentare, diaspora do të zgjedh tre deputetë nga tri njësitë zgjedhore: SHBA, Evropë dhe Australi. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2014, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori