Mexhiti: Do t'a votoj, kjo qeveri e ka bekimin e SHBA-së dhe BE-së
"Ne kete fitore të madhe, ku une isha bartësi i listës për njesinë zgjedhore numer 1, arritem te korrim fitore bindese dhe te thelle duke lënë partite tjera qe pretendojne vota shqiptare shume pas nesh, duke mbledhur 20.000 vota, përkunder 14.000 te koalicionit opozitar..."

Deputeti Izet Mexhiti tha se BDI është një parti me traditë ku kultivohet debati brenda subjektit por për të fjala e fundit është ajo e liderit të BDI-së Ali Ahmeti informon TetovaSot

Ai konfirmoi se do të kontriboj prapë për një qeveri e cila ka bekimin e partnerëve tanë si SHBA dhe ajo e Unionit Evropian.

Për deputetin e BDI-së Mexhiti është vlerë demokratike që deri në fund të luftosh për qëndrimet e tua por mandej mbisundojnë qëndrimet e shumicës kur të sillen dhe duhet të respektohen përcjellë TetovaSot.

Mexhiti tha se do ta votoj qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdimësi në Bashkimin Demokratik për Integrim është kultivuar një debat i tillë dhe kjo ka ndikuar në forcimin e këtij subjekti politik që i ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore që nga 2002 dhe deri në zgjedhjet e fundit Parlamentare të mbajtura më 15 Korrik.TetovaSot.

Postimi i tij:

Të dashur simpatizantë te Bashkimit Demokratik per Integrim

Dua t’u drejtohem të gjithë përkrahësve të platformës së BDI-së të cilët stoikisht kanë qëndruar me ne për 2 dekada.
Ne zgjedhjet e 15 Korrikut, BDI fitoi zgjedhjet në mënyre absolute duke dëshmuar edhe një herë se qytetari shqiptar vlerëson lartë punën tonë dhe vizionin e liderit Ali Ahmeti.

Ne kete fitore të madhe, ku une isha bartësi i listës për njesinë zgjedhore numer 1, arritem te korrim fitore bindese dhe te thelle duke lënë partite tjera qe pretendojne vota shqiptare shume pas nesh, duke mbledhur 20.000 vota, përkunder 14.000 te koalicionit opozitar.

Diteve te kaluara u zhvillua nje debat brenda partiak rreth formimit te Qeverise. Dua te potencoj se BDI është parti me vlera të larta demokratike dhe debati i tille është i shëndoshë.
Kemi debatuar thellësisht, ne si dega e Çairit, Sarajit dhe degët tjera të Shkupit pranë BDI-së dhe atëherë kur absolvohet debati dhe konsultimi për mu fjala e fundit është e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti.

Secili nga ne duhet te japim kontributin tone drejt avancimit te ceshtjes kombetare e cila ka perkrahjen edhe te partnereve tane nderkombetare si SHBA dhe BE.

Në demokraci është vlerë demokratike të luftosh për qëndrimet e tua por mandej mbisundojnë qëndrimet e shumicës, kur të sjellën duhet të respektohen. Pra do votoj qeverinë me vërejtjet që kam!
Shtuar më 25/08/2020, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori