Metodij Shatorov - Sharllo, dikur quhej tradhëtar maqedonas, sot hero
Pëlqej
Figura që është ngritur në Shkup, Metodij Shatorov - Sharllo është një tjetër figurë shumë e diskutuar për histografinë e Maqedonisë.

Ai dikur konsiderohej si një tradhëtar për Maqedoninë dhe në tekste të tilla fjalë ka patur për të, ndërsa tanimë konsiderohet hero, transmeton Zhurnal.

Veprimtaria e Metodij Shatorov - Sharllos

Sharllo u lind në Prilep, në vitin 1897 dhe pasi kreu arsimin e lartë në Manastir, emigroi në Bullgari.

Në vitin 1920 ai u bë anëtar i Partisë Bullgare Komuniste (PBK) dhe mori pjesë në Kryengritjen e Shtatorit.

Pesë vite më vonë, në vitin 1925, ai bëhet anëtar i Komitetit të Qarkut për Sofjen dhe anëtar i VMRO-së së Bashkuar.

Në vitin 1927 merr pjesë në Konferencën e Dytë të PBK-së në Berlin dhe me këtë rast zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.

Pas dhjetë vite veprimi si komunist bullgar, pak para se të nisë Lufta e Dytë Botërore, do të emërohet në krye të Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Maqedoninë.

Megjithatë, sapo Bullgaria nis okupimin e Maqedonisë së Vardarit, Sharllo vendos të bashkojë organizatën komuniste maqedonase me Partinë Bullgare të Punës.

Ky veprim dënohet ashpër nga drejtuesit komunistë jugosllavë të cilët vendosin përjashtimin e tij nga Partia Komuniste e Jugosllavisë.

Kjo është edhe arsyeja që historiografia komuniste maqedonase, pas çlirimit nga okupatorët, në tekstet e historisë do ta trajtojë negativisht Sharllon.

Por Sharllo, në të njëjtën kohë, do të vlerësohet nga Bullgaria si partizan bullgar dhe për nder të tij do të ndërtohet edhe një bust.

Ai vdes në rrethana të dyshimta, më 4 shtator të vitit 1944, disa ditë përpara clirimit të Bullgarisë nga Armata e Kuqe, gjatë një aksioni të ushtrisë bullgare kundër partizanëve.

Dyshohet se ai është vrarë nga ai që do të behëj më pas kryetar i ish-Jugosllavisë për shumë vite, Josip Broz Tito.

Përmendorja e Sharllos u vendos të premten dhe që nga kjo ditë kjo përmendore do të jetë në mes të Shkupit. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori