Metoda mizore e Serbisë, dërgon vajza te "zezakët" që të luftojnë Kosovën (FOTO LAJM)

Për më shumë se katër orë, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

Në këtë raportim, kreu i diplomacisë kosovare është përgjigjur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe lajmet se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre.

Me këtë rast ai ka konfirmuar se Kosova do të aplikojë edhe në vitin 2019 për t’u bërë anëtare e Interpolit.

Pacolli ka folur edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku ka thënë se Kosova ka bërë një punë të madhe, por sipas tij lobimi që ka bërë Serbia ka ndikuar te disa shtete.

“Për mua është bërë punë e madhe po e kam pasur qatë ndjenjë që ma the ti se diçka mundet me çaluar këtu. Për arsye se është një fakt, ne jemi një shtet i vogël, një shtet i sapolindur dhe të pretendosh t’i kesh 2 të 3 e votave, dy herë më shumë se Serbia votat t’i kesh në tavolinë po më duket që duhet të jemi realist edhe aty.

Ne kemi marrë 76 vota, Serbia merr 56 vota dhe këtu Serbia po ashtu ka lobuar me krejt potencialin e vet, me krejt miqtë e vet kundër nesh dhe e kemi pa vet çfarë lobimi kanë bërë ata brenda aty në sallë.

Ata kanë pasur nja 10 vajza goxha të bukura të veshura dhe secila i shkonte zezakut dhe më fal i thoshte: Si je, a je mirë, e shtrëngonte dhe ia linte zarfin aty përpara”, tha ai.

Shtuar më 21/12/2018, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori