Metin Izeti nuk është në kryesinë e PDSH-së
Metin Izeti, sekretari i përgjithshëm i deritanishëm i PDSH-së, që u shkarkua nga kuvendi qendror i kësaj partie, nuk është përfshirë në kryesinë e ngushtë qendrore.

Emri i profesorit universitar të teologjisë nuk është i pranishëm në listën e të gjithë anëtarëve të kryesisë qendrore, ku në vend të tij nga zona e Tetovës janë propozuar kryesisht emra të rinj dhe të vjetër të kryesisë partiake, shkruan INA.

Burime pranë PDSH-së nuk japin hollësi lidhur me arsyet e mospërfshirjes së Izetit në kreun e ngushtë partiak, edhe pse ai deri tani ka shërbyer si një figurë e rëndësishme partiake. Por nga ana tjetër, nuk përjashtohet që Izeti të përfshihet në kuadër të sekretarëve partiak, të cilët do të udhëheqin shtatë departamente.

Funksionimi i tillë partiak përmes sekretarëve ishte një praktikë e re e sjellur kohë më parë nga Demokracia e Re. Në PDSH gjithashtu do të jetë vetëm një nënkryetar edhe ate Imer Aliu, i cili ka sfiduar nënkryetaren e deritanishme Mirushe Hoxha dhe nënkryetarët e tjerë nga Shkupi, Gostivari, etj. Në kryesinë e ngushtë partiake gjithashtu nuk është përfshirë edhe kryetari i komunës së Tetovës, prof.dr. Sadi Bexheti.
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori