Meteorologët japin alarmin: Qytetarët e Maqedonisë të bëhen gati për temperaturat e ulëta
Moti i ftohtë po thyen rekorde në Maqedoni, ndërsa sot temperaturat kanë arritur në -12 gradë.

Metereoligët paralajmërojnë se edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ulje të temperaturave të shoqëruara me reshje të borës, ndërsa gjatë fundjavës, temperaturat do të zbresin deri në -20 gradë celcius.

"Ndryshim më i madh i motit pritet të ejten nga mesdita në pjesën veriore të vendit dhe rajonin e Shkupit që do të shkaktojë ndryshim të jashtëzakonshëm të motit me erë të fuqishme dhe temperatura të ultëta.

Edhe gjatë ditës së premte moti do të jetë i ftohtë në Maqedoni , ndërsa rreshjet e borës do të fillojnë nga pjesët veriore dhe veriperëndimore të vendit, e cila nëpër male do të jetë më prezente", ka thënë Boris Sekirarski, metereolog.

Temperatura e mëngjesit do të ulet edhe nën minus 20 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 12 deri minus 4 gradë celcius, ka bërë me dije Sekirarski. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2017, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori