Meta bëhet pjesë e pazareve me toka në Ballkan
Pëlqej
Përderisa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhej në Kosovë dhe një ditë pasi provokoi me fjalim në Liqenin e Ujmanit, sot nuk u lejua nga qytetarët e Drenicës që të kalonte në këtë territor për të shkuar në fshatin Banjë, nga ana tjetër presidenti shqiptar Ilir Met u takua në Durrës me homologun shqiptar të Kosovës, Hashim Thaçin,shkruan albeu.com.

Ky takim duket një mbështetje e qartë nga Meta për Thaçin i cili kohët e fundit ka bërë thirrje për ndryshim të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, Meta njihet si person i afërt me sllavët dhe ishte pikërisht ky që ndikoi për demarkacionin me Malin e Zi, edhe pse në fakt Kosova humbi mijëra hektar territor.

Shkëmbimi i territorit që mbështet Thaçi pritet të jetë një humbje e madhe për Kosovën dhe kjo u duk edhe në fjalimin e Vuçiçit në Liqenin e Ujmanit./albeu.com/
Shtuar më 09/09/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori