Mësoni kur mbahet takimi i radhës i liderëve
Me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, të hënën në orën 9 të mëngjesit do të mbahet takimi i radhës mes të parëve të VMRO-së, BDI-së dhe Besës opozitare, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami.

Kjo do të jetë një mundësi e re që të arrihet një gjuhë e përbashkët rreth referendumit i cili do të mbahet për marrëveshjen për emrin me Greqinë, si dhe për disa vendime ligjore lidhur me procesin zgjedhor dhe çështje tjera.

Nga LSDM insistojnë që VMRO të mos e bojkotojë referendumin, deri sa partia opozitare po vendos disa kushte para se të formohet Komisioni shtetëror zgjedhor, siç është formimi i qeverisë së re teknike para zgjedhjeve dhe ndryshimi i modelit të financimit.

Sipas informacioneve të Tv 24 do të hapet pyetja për qeveri të zgjeruar, pasi nga VMRO thonë se kësi lloj oferte kanë pranuar nga kryeministri. Nga partia e Mickoskit thonë se Zaev iu ka ofruar tre ministri në këmbim që Mickoski publikisht të thërret në votime në referendum.

Sipas informacioneve, qeveria e zgjeruar do të kishte mandat deri në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe do të punonte edhe në reformat për BE. Nga VMRO thonë që ata kanë kundërshtuar këtë vendim, kurse nga LSDM nuk duan ta komentojnë opsionin për qeverinë e zgjeruar.

Opozita në tavolinë ka vendosur edhe temën e amnistisë jozyrtare të të akuzuarve të PSP-së, duke kërkuar intervenim kë kodin penal, ndërkaq pozita në mënyrë kategorike kundërshton këtë.

Dhe një nga kushtet e BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë ishte që në mënyrë efikase të përfundojnë proceset gjyqësore të funksionarëve të lartë të pushtetit të kaluar.
Shtuar më 22/07/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori