Mësoni ku ndodhet rruga që mori emrin Stolenberg
Në shenjë falënderimi ndaj diplomatit nga Norvegjia Torvald Stoltenberg, për ndihmën që i ka dhënë Shkupit gjatë tërmetit të 1963-tës rruga që e lidh Parkun e Qytetit, Stadiumin e Qytetit dhe Shëtitoren e lumit Vardar do ta mbajë emrin “Rruga Stoltenberg”.

Në hapjen solemne, me rastin e iniciativës për emërimin e rrugës, sot ka marrë pjesë kryetari i QytetitShkupit dhe babai i diplomatit nga Norvegjia, përndryshe sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Shkup ku do të realizojë biseda me kreun shtetëror përpara mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit më 30 shtator, rezultati i të cilit do të jetë vendimtar për anëtarësimin ose jo të Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.

“Emërimin e rrugës dhe këtë tabelë ia jap sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, që të dijë se çfarë ka bërë babai i tij për këtë qytet, asnjëherë nuk do të harrohet”, deklaroi Shilegov.

Nga ana tjetër, Stoltenberg, i është falënderuar kryetarit të Shkupit Shilegov, për këtë iniciativë dhe shprehi kënaqësi që Shkupi dhe banorët e saj e kujtojnë babain e tij për përpjekjet e rindërtimit të Shkupit pas tërmetit të vitit 1963.

“Shkupi ka pasur vend të posaçëm në zemrën e babait tim, për shkak të afërsisë me qytetin pas tërmetin katastrofik të vitit 1963. Ai ishte i nderuar për shpalljen e qytetarit të nderit në Shkup dhe jam i sigurt se do të kishte kënaqësi të madhe që një rrugë në Shkup do të emërohet me emrin e tij”, tha Stoltenberg.
Shtuar më 06/09/2018, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori