Mesila Doda: Turp për BDI-në që s'ka asnjë ministre femër
Deputetja e PD-së në Shqipëri, Mesila Doda ka kritikuar ashpër BDI-në, për shkak se nuk ka emëruar asnjë femër ministre.

Doda, që është edhe kryetarja e Aleancës së Grave Deputete në parlamentin shqiptar, ka shprehur shqetësim lidhur me faktin se asnjë grua nuk është emëruar ministre në qeverinë e re të Maqedonisë.

“Po lexoja listën e ministrave shqiptare në qeverinë maqedonase. Me keqardhje pashë që nuk kishte asnjë grua. Nuk çuditem që punët shkojnë aq keq në atë vend. Shenjë fort e keqe dhe diskriminuese për rolin e gruas shqiptare. Sot duhet të ndjehemi të gjitha të pavlerësuara nga ky fakt. I uroj gjithashtu suksese kandidateve gra në listat e Parlamentit të Kosovës. Shpresoj të votohen sa më shumë dhe të sjellin ndryshimin e historisë për këtë komb, histori progresi, paqe e begati”, ka thënë Doda. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori