Mesazhi i Fyle, lajm i keq për Maqedoninë
Nënkryetarja e DR-së, Flora Kadriu vlerëson se mesazhi i djeshëm i evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule pas takimit me Gruevskin është një lajm i keq për Maqedoninë.

“Në fakt jemi ballafaquar me projekte dhe vendime qeveritare të cilat ishin anti NATO, anti EU dhe anti shqiptare. Pikërisht këto sugjerime edhe të Komisionit Evropian kanë të bëjnë edhe me Maqedoninë, e cila duhet të ecë drejt evrointegrimeve duke përfshirë të gjitha standartet demokratike dhe evropiane që për fat të keq tek ne nuk ndodhin”, theksoi Kadriu.

Andrej Zhernovski nga Partia Liberal Demokrate theksoi se “Duhet hapur ti thuhet opinionit vendor se kjo është komunikata me e keqe e cila ka arritur në adresë të Maqedonisë nga ana e Brukselit zyrtar. Ajo paraqet një apel të posaçëm deri te Gruevski dhe Cërvenkovski, se përfundimisht duhet të ulen e merren veshë dhe se ka diçka më të rëndësishme nga karrierat e tyre politike e ajo është e ardhmja e Maqedonisë. Për fat të keq edhe zyrtarisht është paralajmëruar se ekziston kërcënim serioz që Maqedonisë ti merret rekomandimi për fillimin e negociatave me BE por edhe ti hiqet liberalizimi i vizave. Kjo nënkupton se Qeveria aktual udhëheq politik me të cilën ju shkatërrohet e ardhmja qytetarëve të Maqedonisë”.

Kryeministri Nikolla Gruevski dje ka marrë vërejtje të ashpra nga Shtefan Fule në Bruksel, lidhur me ngecjet e procesit të evrointegrimeve.


“Pres që të ketë një diskutim serioz për këto çështje. Si çështje kyçe është që të ketë konsensus rreth prioriteteve dhe qëllimeve të vendit. Gjithashtu është kyçe që edhe zgjedhjet të mbahen në një proces transparent dhe sipas standardeve ndërkombëtare”, kla deklaruar Fule. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2011, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori