Mesazhet e Topit nuk priten mirë nga Beogradi
Mediat serbe nuk e kanë paraqitur mirë vizitën presidentit shqiptar Bamir Topi në Shkup. Gazeta beogradase “Novosti” konstaton se Maqedonia si vend i “konfliktit të ngrirë” gjendet para rrezikut potencial.

Kjo gazetë ka ironizuar me rolin e faktorit politik shqiptar në Ballkan në qetësimin e situatës së tensionuar që u shkaktua pas vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, raporton Lajmi.

“Pas ‘ndihmës’ së Hashim Thaçit në vizitë ka arritur edhe presidenti shqiptar Bamir Topi i cili ka porositur se vendi i tij i jep mbështetje të fortë stabilitetit në Maqedoni”, shkruan kjo gazetë. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2012, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori