Merko ulet në kolltukun e kryetarit të komunës në Strugë
Kryetari i sapo zgjedhur i Strugës, Ramiz Merko i cili sot u ul në kolltukun e kryetarit të komunës, deklaroi se një nga problemet më të mëdha të qytetit është zgjidhja e deponisë së egër.

Merko, në mandatin e të cilit në vitin 2006 mbeturinat e Strugës filluan të grumbullohen në deponinë e tanishme, tani premton se do ta zgjidhë këtë problem.

Por, a besojnë struganët se Merko do të mund ta zgjidhë problemin?

“Me siguri do të jetë e vështirë, Ai është problem i vjetër dhjetëvjeçar dhe aktual. Kemi pasur edhe kryetar tjetër dhe ai poashtu nuk e zgjidhi atë problem. Shpresoj që do të gjejë mënyrën për të siguruar mjete”, u shpreh një qytetar.

Nga deponia gjatë ditëve të kaluara është aktivizuar sërish tymi, gjë që ka shqetësuar qytetarët e Strugës. /albeu.com/



Shtuar më 06/11/2017, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori