Arsenali i armëve në Tiranë, pronari është daja i Elton Deliut që u ekzekutua bashkë me nënën e tij

Kujtim Çaushi, 62 vjecari i cili u arrestua ditën e djeshme në kuadër të operacionit “Arsenali” gjatë të cilit u sekuestrua arsenal armësh është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënën e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008.

Arsenali i armëve u zbulua ditën e djeshme nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut por që administrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpall në kërkim. Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke iu shpëtuar prangave.

HISTORIA E 2008-ës:

Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura Deliu, u ekzekutuan me 11 plumba në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008. Vrasja ndodhi rreth orës 15:00, në ambientet e brendshme të apartamentit të tyre, që ndodhej në katin e gjashtë, në pallatin mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”. Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin. Vrasësit thuhet se kanë qenë dy, dhe kanë qëlluar 11 herë.

Atëherë policia mori në pyetje të fejuarën e Elton Deliut, e cila mendohet se ka qenë njeriu i fundit që e pa gjallë. Ajo ka treguar se ishin kthyer me makinë për në shtëpi dhe pasi kanë parkuar mjetin, Eltoni është ngjitur lart me ashensor, ndërsa ajo, duke qenë se ashensori ishte i bllokuar, është ngjitur nga shkallët. Në momentin që ka qenë përballë derës së apartamentit të tyre, ka parë Eltonin që po mbahej në derë dhe që ishte i plagosur./albeu.com