Ndodh edhe kjo! Shqiptari futet në komisariat dhe kërcënon me thikë policët: Më arrestoni tani!

Ndërkohë që mediat fqinje shkruajnë vazhdimisht për shqiptarë problematikë të vënë në pranga për krime, një rast i pazakontë ka ndodhur në Itali.

Një shqiptar ka hyrë brenda një komisariati në Firenze në Itali duke bërë atë që nuk pritej aspak.

35-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shkuar në komisariat, dhe ka kërkuar me dhunë ta arrestojnë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari pasi hyri në ambientet e komisariatit nisi t’u drejtonte thikën efektivëve e më pas 35-vjeçari bërtiste: Më prangosni!

Arrestimi i tij u bë me urdhër nga Gjyqtari i Gjykatës së Firences i cili urdhëroi paraburgimin. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 09:16