Atentati ku mbeti i vrarë 39-vjeçari në Tiranë, ja çfarë ka mbetur nga “Benz-i” i djegur në Qafë Kashar (VIDEO)

Këto janë pamjet nga automjeti i shkrumbuar mbrëmjen e djeshme në Qafë Kashar, që dyshohet të jetë e autorëve të atentatit mafioz ndaj 39 vjeçarit Briken Sanaj.

Sipas burimeve policore, provat e gjendura në automjetin tip “Benz” janë të pakta ndërsa ende nuk ka shenja nga autorët e arratisur.

Kujtojmë se i riu u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar ende, të cilët më pas u larguan me automjetin e tyre.