Merkel dhe Samaras do të flasin për Maqedoninë?
Pëlqej
Kryeministri i Greqisë, Andonis Samaras javën e ardhshme niset për në Berlin, ku do të takojë kancelaren Angela Merkel.

Mediat greke kanë nisur të shkruajnë edhe për faktin se për çfarë mund të flasin Samaras dhe Merkel.

"Së pari, gjendja ekonomike e Greqisë mund të jetë në fokus të bisedës mes Merkelit dhe Samarasit. E dyta (politika e jashtme), duke pasur parasysh presionin të cilin Berlini kohëve të fundit e bën për integrim të Shkupit në NATO dhe në BE paraprakisht pa u zgjidhur çështja e emrit, ngrit pyetje. Athina, gjithsesi, nuk pranon se në takim do të ketë temë të tillë, ndërsa me siguri do të diskutohet edhe për krizën në Ukrainë, shkruan “Elefterotipia”.

Takimi në Berlin konsiderohet si me mjaft rëndësi për Greqinë, për shkak se në të flitet për krizën greke /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori