Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Mërgimtarët nga Tetova aksident në Bujanoc, një i vdekur
Pëlqej
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të banjës së Bujanocit, informon Luginapress.com.

Një tentativë e gabuar parakalimi e një makine me targaBujanocit ka bërë që mjeti të përplaset me një tjetër makinë, që drejtohej nga një emigrant nga Tetova.

Nga aksidenti dhe përplasja e rëndë e dy makinave, drejtuesi i makinës me targaBujanocit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe se ai ishte i vetëm në makinën e tij. Por lëndime ka pësuar njëri nga udhëtarët e makinës tjetër të aksidentuar me targat e Zvicrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar komunikacionin, duke urdhëruar lëvizjen e makinave në rrugë alternative. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori