Mërgimtarët duan vendosjen e "Gurit të Atdheut"
Pëlqej
Diaspora ka propozuar së fundmi që në mes të fshatit Veleshtë të Strugës të vendoset një memorial që të quhet "Grui i Atdheut".

Ky propozim ka ardhur nga organizata SHISHA, e shqiptarëve të këtyre anëve që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Guri i atdheut shqiptar peshon vetem ne token dhe në popullin e vet! GURI I ATDHEUT SHQIPTAR në mes të fshatit Veleshtë do jete si dëshmi e kohës se nga ky fshat ndër vite morën rrugën e mërgimit nëpër botë për shkak të padrejtësive historike që iu bë popullit shqiptar në trojet e veta etnike nga regjimet antishqiptare pansllaviste në Ballkan", thuhet në reagimin e mërgimtarëve.

Mërgimtarët janë shprehur se guri duhet të simbolizojë kulturën shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori