Brenda 24 orëve regjistrohen më tepër të shëruar sesa të infektuar nga virusi

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 raste të reja Covid-19 nga 2.290 teste të kryera.

Ka vdekur 4 pacientë, janë regjistruar 246 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 307.967, prej të cilëve 297.600 janë shëruar, kurse 9.256 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.111.


Shtuar 12.04.2022 16:53