Menduh Thaçi uron Isa Mustafën
Pëlqej
Menduh Thaçi
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka uruar Isa Musafën për zgjedhjen e tij në postin e kreut të LDK-së. "Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë viteve ka luajtur rolin më të rëndësishëm për shpalljen e mëvetësisë dhe forcimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik, reformat të cilat janë duke u bërë për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike", thuhet në telegramin e urimit të Menduh Thaçit.
Shtuar më 07/11/2010, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori