ZYRTARE/ Alcacer braktis Dortmund, spanjolli firmos në Spanjë

Paco Alcancer është kthyer në Spanjë. Ish-futbollisti i Barcelonës, i cili pas blerjes së Haaland e pa veten jashtë formacionit të Dortmund vendosi që të largohej nga klubi gjerman dhe ka firmosur me skuadrën e Villareal.

Transferimi i sulmuesit nga Dortmund i ka kushtuar klubit spanjoll plot 23 milionë euro.

Alcancer ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me “nëndetësen e verdhë’ dhe përpara publikut do të prezantohet ditën e premte.

Tek Villareal 26 vjeçari do të mbajë të veshur fanellën me numrin 17-të.


Shtuar 30.01.2020 18:19