Kryetari i PDSH-së,
Menduh Thaçi theksoi se do të vazhdojë të mbrojë
interesin e shqiptarëve dhe
interesin kombëtar.
"Unë jam prej atyre që nuk e lëshojnë frontin, pa marrë parasysh se ka lloj-lloj muhabete ditët e fundit. Po e them një ngjarje që e kam dëgjuar në Dukagjin para disa viteve, aktivistët e Ramushit u thoshin njerëzve pse po votoni partinë e Rugovës, se mund të vinë prapë serbët, kur është Ramushi aty. Edhe këtu njerëzit tonë shqiptarë kur janë në halle dhe derte prapë e kërkojnë mbrojtjen prej PDSH-së dhe ne do ta bëjmë atë mbrojtje, do vendosim një si pendë që të mos mbirje presioni të bëhet shumë i madh te shqiptarët", ka thënë Thaçi, raporton zhurnal.
Menduh Thaçi nënvizoi se PDSH-ja ka qenë dhe mbetet partia e shqiptarëisë dhe e kombit shqiptar dhe se do të forcohet me kohën. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014,
ora 09:25