Gjatë qëndrimit dy-ditor në Bruksel, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, takoi edhe Raportuesin për Maqedoninë në
Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl si dhe Kryetarin e Partive
Popullore Evropiane, Joseph Daul.
Në këto takime është biseduar për gjendjen aktuale në
Maqedoni, për ngecjet në implementimin e marrëveshjes së 14 korrikut dhe për mungesën e hapjes së dialogut për çështjet e shqiptarëve në kuadër të këtyre bisedimeve.
"Në vazhdim të takimeve të organizuara me ftesë të shumë faktorëve në Bruksel, sot kisha takim me Kryetarin e Partive
Popullore Evropiane, z.Joseph Daul.
Unë shpreha dëshirën që ne të kandidojmë dhe të bëhemi pjesë e familjes së partive evropiane
popullore që është edhe partia më e madhe në Evropë. Mora përgjigje pozitive po gjithashtu biseduam edhe për shumë çështje politike aktuale në
Maqedoni dhe për parashikimet e Partisë Demokratike Shqiptare.
Më pastaj, në
parlamentin Evropian takova z.Ivo Vajgl, i cili është deputet i Parlamentit
Evropian dhe Raportuesin për Maqedoninë në
Parlamentin Evropian, një njohës shumë i mirë i çështjeve në ish Jugosllavinë dhe në
Maqedoni, konceptimit politik dhe krizave ndëretnike të cilat paraqiten herë pas herë.Mora konfirmimin se të tre deputetët të Parlamentit
Evropian që janë edhe raportues për Maqedoninë do të vijnë pas vitit të ri në vizitë.
Unë shpreha shqetësimin shumë të madh që kemi vonesa në implementimit të Marrëveshjes së 14 Korrikut, dhe të njëjtën kohë kemi mungesë të hapjes së dialogut për çështjet e shqiptarëve në kuadër të këtyre bisedimeve. Vazhdojmë me këto takime dhe sigurisht se opinioni do të jetë i informuar në ditët e ardhshme për qëndrimet që i kemi marrë prej këtu dhe për porositë të cilat ne i kemi paraqitur para këtyre faktorëve", tha Thaci pas takimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2015,
ora 17:11