Silvana Bushati e pamëshirshme, kërkon kthimin e dënimit me vdekje (VIDEO)

Silvana Bushati, e njohur si pjesë e Partisë Konservatore të Kujtim Gjuzit është shprehur se është pro dënimit me vdekje.

E ftuar në “Ora News”, në emisionin “360 gradë”, ku po trajtohej temsa për vrasjen e grave, Bushati u shpreh se për këta njerëz që bëjnë këtë gjë duhet kthyer dënimi me vdekje dhe duhen varur në mes të sheshit.

“Politika, cilado qoftë ajo nëse do kishte ligje më të rrepta, apo nëse do kthehej ligji i varjes në mes të sheshit….

Nëse ai ligj do kthehej dhe sot që ta varte dhe ta linte një javë aty atë mashkullin që vret gruan do flisnim bashkë pastaj a do kishte burra që bëjnë gjëra të tilla, por do ta mendonin, shkruan Ora news.

Por i vrasin gratë, bëjnë 5 vjet burg, shkojnë në Apel bëjnë 2 dhe dalin thonë punë e madhe,”- u shpreh Bushati.


Shtuar 13.01.2020 21:48