Aksident me dy të lënduar në Fushë Krujë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë – Ura e Gjolës. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar dy drejtuesit, të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com