I bllokuar pas sulmit kibernetik të Iranit, rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë

Pas më shumë se 24 orësh bllokim, është rikthyer sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës.

Sistemi ra pas një sulmi kibernetik nga Irani.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Policisë  së Korçës.

Kujtojmë se sulmi kibernetik përfshiu një sërë sistemesh të shërbimeve në vendin tonë dhe ishte i ngjashëm me sulmin e 15 korrikut mbi e-albania./albeu.com/