Memorandumi, Greqia merr përgjigjen e Maqedonisë
Ministria greke e Punëve të Jashtme dje është njohur me përgjigjen nga Maqedonia për propozimin rreth nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim mes dy vendeve, i cili është dërguar më 3 tetor, njofton Ministria e Jashtme greke.

Qeveria greke do ta studiojë përgjigjen maqedonase e më pas do të pasojë kumtesë përkatëse, thuhet në publikimin e MPJ-së greke.

Ambasadori Sashko Stefkov, sot në takimin me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Dimitris Kurkulas e dorëzoi letrën nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Dimiitris Avramopulos.
Shtuar më 06/11/2012, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori