Memeti: S'kemi kuadro të monitorojmë procesin
Pëlqej
Për shkak të mungesës së kuadrove është vënë në pyetje monitorimi i procesit zgjedhor, si dhe hapja e linjës telefonike falas, nga zyra e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, ka diskutuar reth problemeve  edhe me përfaqësues të zyrës së OSBE-së, në Shkup, të cilët i njohu  me  sfidat me të cilat përballet institucioni dhe veçanërisht për gatishmërinë për ndjekjen e zgjedhjeve lokale.

Memeti thotë se në kontekst të rëndësisë dhe nevojës për mbrojtje më të fortë të së drejtës zgjedhoreqytetarëve, konform mundësive të institucionit, qytetarëve gjithsesi do t’ju mundësohet mbrojtja e të drejtës së tyre zgjedhore.

Memeti informoi se dukshëm është përmirësuar komunikimi i organeve dhe institucioneve të cilat monitorohen nga ana e Avokatit të Popullit, por dhe se, përskaj ndryshimeve të bëra ligjore , për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe mospërputhjes së rregullave ligjore, është bërë i pamundshëm zbatimi i tyre praktik.


Shtuar më 11/08/2017, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori