Memeti e konfirmon: Të arrestuarit janë torturuar
Në një intervistë ekskluzive për televizionin "ALSAT M", në edicionin e lajmeve të orës 16:00, Avokati i Popullit Ixhet Memeti konfirmoi lajmin se dy të paraburgosur që ndodhen në Manastir, të arrestuar gjatë operacionit policor "Monstra", janë torturuar dhe rrahur nga gardianët e burgut të Manastirit.

Për këtë rast, avokati i Popullit posedon edhe fotografi dhe dokumentacion përkatës që dëshmojnë dhunën ndaj tyre.

Ixhet Memeti gjatë intervistës në ALSAT M, dekalroi se ndaj autorëve të këtij akti do të ngrihet padi penale. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori