Memeti - Brajan Ji shprehën shqetësimin lidhur me përgjimet
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, gjatë një takimi që zhvilloi ditën e sotme me sot realizoi Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Brajan Ji, bisedoi në lidhje me gjendjen aktuale në shoqëri, me theks të veçantë mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në këtë takim një ndër shqetësimet që u shpreh në këtë takim ishte cenimi i të drejtës së privatësisë me përgjimet masive dhe për pasojat të cilat mund të rezultojnë nga mos-zbardhja eventuale e rastit.

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Brajan Ji e potencoi rëndësinë e Avokatit të Popullit në shoqëri, posaçërisht qëndrimin e tij për rastin konkret.

Njëkohësisht, ai i dha mbështetje të plotë dhe të parezervë për masat e ndërmarra, si dhe për nevojën e veprimit të mëtutjeshëm, me ç’rast theksoi se është me rëndësi të madhe që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe t’i mundësojnë zbatim kualitativ dhe papengesë të procedurës. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori