Mehmeti: Të jesh shqiptar, nuk mjafton veç të flasësh shqip
Pëlqej
Në një tryezë të organizuar në Pejë, me titull "Të mendojmë shqip", ka folur edhe publicisti Kim Mehmeti.

Ai ka folur ndër të tjera për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për gjendjen në të cilën ata ndodhen.

"Për të qenë shqiptar, nuk është e thënë të flasësh shqip", tha Mehmeti ndër të tjera.

Zgjidhjen e shqiptarëve të Maqedonisë, Mehmeti tha se e sheh në koordinimit e veprimeve politike nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

"Pala maqedonase vetëm i shtyp shqiptarët dhe ka krijuar sheshe komplet artificiale. Ajo po mundohet të ndryshojë realitetin dhe faktet për shqiptarët", tha Kim Mehmeti.

Duke komentuar protestat në Shkup, ai ia ka hedhur fajin partive politike në Maqedoni, se ata nuk po mundin dot të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. /albeu.com/


Shtuar më 01/08/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori