BE merr vendimin për të hapurt dyert: Si do të udhëtojnë shqiptarët nga 1 marsi

Nga Erisa Zykaj

Ministrat për çështjet europiane të Bashkimit Europian moren vendimin për ndryshimin e rregullave lidhur me udhëtimet drejt Bashkimit Europian në kontekstin e evolucionit të pandemisë COVID-19.

Ne vendim thuhet, se do të ndryshohet qasja për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta si Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Ministrat kane ndryshuar rekomandimin e Komisionit Europian, sipas te cilit, qasja për heqjen e kufizimeve për udhëtimet drejt BE-së nuk do të jetë më në bazë të listave të vendeve të sigurta në nivelin epidemiologjik,por në bazë individuale.

Ne vendim, sqarohet se qasja krejtesisht individuale do te zbatohet nga fundi i prillit. Deri atehere, do te merret ne konsiderate edhe qasja individuale per vaksinimin, edhe situata epidemilogjike e vendit.

Sipas këtyre rregullave, të gjithë qytetarët ekstrakomunitarë si ata të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinat që njihen nga Bashkimi Europian do të mund të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen duke filluar nga 1 marsi. Qytetarët e vendeve të treta do të mund të udhëtojnë drejt BE-së me një çertifikate dixhitale COVID-19.

Por çertifikata nuk duhet të ketë kaluar afatin e vleshmërisë, që llogaritet me 9 muaj nga marrja e dozës së fundit të vaksinës (dozes së dytë për vaksinat si Pfizer, Astra Zeneca, etj). Në këtë rast, çertifikata është e pavlefshme.

Për të udhëtuar në zonën Shengen. këta qytetarë duhet të marrin dozën e tretë, që quhet ndryshe dozë përforcuese apo booster.
Burime diplomatike janë shprehur për ABC, se është dashur të punojnë mbi një tekst kompromisi, që mund të jetë i pranueshëm nga të 27 gjitha shtetet anëtare të BE-së, ndaj ka preçizime dhe masa shtesë nga shtetet anëtare, si dhe një afat tranzicioni deri në fund të prillit për shtetet anëtare per te kaluar ne nje qasje krejtesisht individuale.

Komisioni Europian i rekomandon shteteve anëtare të pranojnë po ashtu qytetarët e vendeve të treta që janë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga Organizata Botërore e SHëndetësisë (OBSH), duke ju nënshtruar një testi PCR.

Ministrat e aprovuan edhe këtë pikë, ndaj qytetarët shqiptarë apo të Ballkanit Perëndimor të vaksinuar me vaksinën kineze apo ruse, do të kenë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian duke iu nënshtruar një testi PCR. E njëjta gjë vlen për ata që kanë një çertifikatë shërimi nga COVID-19. Gjithashtu fëmijët nën moshën 18, mund të vijnë me një test PCR.


Shtuar 22.02.2022 15:31